
Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.
Proda ka emëruar drejtor të Policisë së Korçës, Uljan Shpatarakun.
Ndërkohë Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.
Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta, pasi vetëm dy ditë më parë Proda kreu një valë tjetër lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit.
Në Shkodër, në krye të komisariatit është emëruar Bekim Lika, i cili më parë ishte shef i Komisariatit të Policisë në Kukës.
Ndërsa në krye të komisariatit të Kukësit, është emëruar Besmir Qebini, i cili më parë drejtonte Komisariatin nr.5 në kryeqytet.
Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor i rendit në DVP Tiranë u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
Ermal Kenaçi u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, u emërua Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Robert Losha u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini u emërua Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.