
Xhoi Zina, 25 vjeç, Redion Kuqi, 21 vjeç, Erdi Gjiriti, 37 vjeç, Ardit Citaku, 22 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe, janë 5 anëtarët e dyshuar grupit kriminal të arrestuar në Tiranë pas zbulimit të një magazine në rrugën Myslym Keta, ku fshihej drogë dhe përgatitje për shitje në doza.
Magazina në pronësi të 21-vjeçarit Redion Kuqi kishte për prodhimin e paletave të drurit, por raportohet se aty fshihej lëndë narkotike, e cila më pas përgatitej për shitje në doza.
Gjatë kontrollit në magazinën në rrugën “Myslym Keta”, u gjetën një valixhe me 9 kg kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë.
Nga hetimet dyshohet se sasia e drogës nështë transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga Xhoi Zina, në bashkëpunim me Angjelina Koçi.
Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan Erdi Gjiriti dhe Ardit Citaku. Gjatë kontrollit fizik, Erdi Gjiritit iu gjet një kokaine.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e Xhoi Zinës u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Policia vijon hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Warehouse”.
Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.
Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.