
Policia e Shtetit ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë.
Një nga drejtuesit e rinj është grua. Ajo është komisare Edjona Dano e cila është emëruar shefe e komisariatit ts Policisë Kuçovë.
Ish-shefi i komisariatit të policise Kuçovë Kleant Serdari është emëruar shef i komisariatit të policisë Mallakastër.
Ish-shefi i komisariatit të policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar shef sektori i policisë rrugore në DVP Vlorë.
(BalkanWeb)