“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”,-shkruan biznesmeni shqiptar në Nju Jork, Elton Ilirjani.
Më pas ka publikuar edhe pamje nga dhoma e një hoteli në Manhatan ku do te sistemohet Simaku.
Modeli i njohur transgjinor është vipi i parë që takon këngëtaren e vitete ’80-’90 që jeton si endacake në të njëjtin qytet, që pas bërjes publike të videos së saj në tv abc7.
Mijëra shqiptarë kanë ofruar ndihmë pas shpërndarjes së imazheve dhe verifikimit të identitetit të gruas që identifikohej si Simaku Nolhe në kronikën televizive.
Familjarë të saj në Shqipëri thanë se kanë humbur lidhjet me 59-vjeçaren dhe e cila nuk shkoi as në funeralin e së ëmës.