Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti tha pas eliminimit nga Euro 2024 se me këta lojtarë nuk mund të bënte më shumë. Pasi Zvicra i mundi 2-0 në 1/8 e Evropianit, Spalletti merr përgjegjësitë dhe tregoi se do flasë me kreun e Federatës.

“Nuk kam pasur shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur Europianin. Ishim nën ritëm dhe pastaj bëhet e vështirë. Goli i dytë na “preu gjunjët”. Për fat të keq ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, nuk ishim në kushtet për të bërë diçka më shumë. Përgjegjësia është gjithmonë e trajnerit, zgjedhjet i kam bërë unë. Do të flas me Presidentin e Federatës sepse me mua është sjellë shumë mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Spalletti.

yacht hotel sarande

Murat Yakin, trajner i Zvicrës, përjetoi një mbrëmje që nuk do ta harrojë gjatë gjithë jetës së tij. Të mposhtësh me dominim total në lojë kampionen në fuqi të Europës është një arritje e madhe.

“Ne e pamë atë në ndeshjet e fundit dhe ajo përdori module të ndryshme, lojtarë në pozicione të ndryshme dhe ne ishim të mirë në gjetjen e mekanizmave të duhur.

Ne arritëm të dominonim lojën nga pikëpamja e ritmit, Italia bëri gjashtë zëvendësime dhe kjo na ndihmoi, në të gjitha fazat gjithçka funksionoi sepse edhe kur nuk ishim në zotërim vraponim aq sa duhej.” – tha Yakim./Superport,shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu