Elbasani ka marrë një fitore të madhe në transfertën e sotme në “Air Albania”, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 4-1 dhe duke u rikthyer fuqishëm mes skuadrave pretendente për kreun e Superiores.

Bardheblutë e nisën ndeshjen më mirë, duke kontrolluar lojën në minutat e para, por fundi i pjesës së parë ishte fatal për ta. Brenda 10 minutave, Elbasani shënoi dy herë me Tsage (38’ dhe 43’), duke shfrytëzuar maksimalisht gabimet në mbrojtje dhe pasigurinë e portierit Tafas.

Në pjesën e dytë, Tirana u ringjall për pak çaste me golin e Tabekut në minutën e 65-të, por Elbasani reagoi menjëherë, duke goditur sërish me kundërsulme të shpejta dhe efikase. Në minutat shtesë, Ze Gomesh (90’+2’) dhe Diallo (90’+6’) vulosën fitoren spektakolare 4-1 për verdheblutë, që festuan mes tifozëve të shumtë të pranishëm në kryeqytet.

Me këtë fitore, Elbasani tregon se mbetet një forcë serioze në garën për titull, ndërsa për Tiranën kjo humbje thellon krizën e rezultateve dhe rrit presionin mbi trajnerin Bordin.

Rezultati përfundimtar:
TIRANA – ELBASANI 1-4
Golat: 65’ Tabeku / 38’, 43’ Tsage, 90’+2’ Ze Gomesh, 90’+6’ Diallo

Formacionet zyrtare:
Tirana: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Fernandez, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Tabekou
Trajner: Roberto Bordin

Elbasani: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Kasa, Manellari, Musta, Qose, Lila, Ibrahima
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu