Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, duke i marrë jetën një të riu 21-vjeçar.

Sipas Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kilica”, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Nehat Uruçi, 21 vjeç, banues në Elbasan. Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar nga policia.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu