
Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Greqisë një 59-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Athina.
Ai kërkohej pasi sipas autoriteteve greke gjente gra shtatzëna në vështirësi ekonomike, të cilat i çonte në Greqi për të lindur. Më pas ndërmjetësonte atje për dhënien e foshnjës për birësim.
Sipas hetimeve, nga kjo veprimtari kriminale ai përfitonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për rast. Interpol Tirana thotë se ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë.
Ndërkohë një 39-vjeçar turk u ekstradua në Turqi pasi rezultonte i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë./tvklan