I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Leonard Duka është ekstraduar ditën e sotme nga Belgjika. •Me të mbërritur në Tiranë, Duka, është shoqëruar nga forca të shuma të policisë së rendit dhe RENEA-s.

yacht hotel sarande

Duka konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ervis Martinajt.  Në operacionin e SPAK të koduar “Revanshi” ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhërarreste, doli në skenë edhe grupi i Leonard Dukës. Grupi i tij “Klani Duka” bëri aleancë me grupin e Durim Bamit që vepronte në zonën e Fushë-Krujës dhe ishte në konflikt të hapur me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn.

Qëllimi i grupit të Dukës, Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit të gjithë persona me precedentë të theksuar kriminal kishin qëllim vrasjen e Martinajt, ish-deputetit Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë nga bota e krimit.

Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua. • Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.  Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. • Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini.

Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që disponon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij./Dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu