Me udhëzimet e kryetarit se duhet të nisin nga puna e të rrisin angazhimin në terren, ekipi drejtues i socialistëve për zgjedhjet e 2025-ës, është shpërndarë në bazë menjëherë sapo Kryeministri Rama zyrtarizoi listën e drejtuesve politikë.

15 figurat që Edi Rama u ka besuar drejtimin në qarqe, kanë nisur të prezantohen me strukturat e partisë në zonat që do drejtojnë, e kujt nuk iu tronditën pozitat e mëparshme, vijon punën i qetë në terrenet e njohura.

yacht hotel sarande

Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, dy nga tre drejtuesit që do të ketë qarku i Tiranës e kanë nisur punën së bashku me qëllim përcaktimin e detyrave, objektivave të reja dhe rienergjizimin e partisë.

Ndërsa për Elisa Spiropalin e cila veç punëve të partisë duhet të kryejë edhe detyrën e saj si kryetare e parlamentit, takimet në 4 bashkitë e tjera të qarkut Tiranë ku do të jetë përgjegjëse për rezultatin, nuk kanë nisur ende, por Shkodrës që e drejton prej dy vitesh i prezantoi udhëheqësin e ri politik, kryetarin e Bashkisë Benet Beci, i cili duhet t’i demonstrojë partisë se fitoren nuk ua sjell vetëm në bashki, por në të gjithë qarkun.

Ndryshe nga Shkodra dhe shumë qytete të tjera ku ish-drejtuesit dhe drejtuesit aktualë kanë bërë kalimin e stafetës e përgjegjësive zyrtarisht, në Durrës, kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako që do të udhëheqë edhe fushatën elektorale, dhe i besuari i socialistëve për 2021-shin Ardian Çela ende nuk kanë zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat.

Belinda Balluku në Dibër prezantoi kolegun e saj Blendi Gonxhja, ministrin e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, si drejtuesin e ri politik, ndërsa vetë asaj iu la detyra në Fier nga Taulant Balla.

Arbjan Mazniku, Ministri për Pushtetin Vendor, të cilit për herë të parë iu besua drejtimi politik i një qarku, iu kalua zyrtarisht detyra nga Damian Gjiknuri, i cili në këto zgjedhje do të merret vetëm me organizimin e punëve të partisë.

Në Vlorë, Blendi Klosi, i la stafetën Bledi Çuçit, i cili këtë herë do të sprovohet me drejtimin e një qarku të madh, ndërsa vetë Klosi do të ketë përgjegjësinë për organizimin zgjedhor në të gjithë vendin si sekretar i përgjithshëm.

Për Beratin që Bledi Çuçi e drejton nga nga shtatori 2021, detyrat e partisë ia kaloi kryetarit aktual të bashkisë, Ervin Demo, mes të cilëve ceremonia e delegimit të detyrës u duk edhe më miqësore se mes të tjerëve.

Ndërsa Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Pandeli Majko në Kukës dhe Ulsi Manja në Lezhë që nuk i kapi “lapsi” i kryetarit e vijojnë të drejtojnë të njëjtat qarqe, me komoditetin që i jep njohja e terrenit, nuk kanë nisur ende nga takimet.

Ka nisur punën edhe Niko Peleshi në Korçë, i cili edhe pse e drejton këtë qark që nga 2013-ta dhe i njeh shumë mirë strukturat, takimet në zonën e tij elektorale i ka nisur që tani.

Edhe pse në një terren të panjohur për të, punën e ka nisur edhe Taulant Balla, të cilit kryeministri Rama i ka besuar detyrën e re, atë të drejtimit elektoral të diasporës e cila voton për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Takimet Balla i ka nisur me shqiptarët e Greqisë në Selanik e pritet t’i shtrijë edhe në shtete të tjera ku jetojnë e punojnë shtetas shqiptarë./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu