
Ditë për t’u harruar për mesfushorin shqiptar, Klaus Gjasula. Skuadra e tij Esen, u mposht me rezultatin tenistik 6 me 1 ndaj Manheim, në duelin e vlefshëm për javën e tetë të Ligës së Tretë gjermane.
Si të mos mjaftonte ky turpërim, mesfushori 35-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68-të, për ndërhyrje brutale në mesfushë, teksa rezultati ishte 2 me 0. Pas daljes me karton të kuq të Gjasulës, ekipi pësoi 4 gola të tjerë.