
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë një ditë më parë në Britaninë e Madhe. Gjatë darkës shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla në Kështjellën Windsor, Macron dhe Kate Middleton teska ishin pranë njëri-tjetrit presidenti francez tërhoqi vënendjen kur i bëri një shenjë me sy Kate Middleton para se të shkëmbenin një dolli.
Presidenti Macron u ul mes Mbretit Charles dhe Princeshës së Uellsit, ndërsa zonja e parë franceze, Brigitte Macron, e veshur me një fustan blu të çelët, qëndroi midis Mbretëreshës Camilla dhe Princit William, i cili ishte me smoking dhe dekoratat mbretërore
Darka mblodhi figura të njohura si Sir Elton John, i shoqëruar nga bashkëshorti i tij, Sir Mick Jagger, aktorja Kristin Scott Thomas, këngëtari Mika dhe futbollistja Mary Earps. Të pranishëm ishin gjithashtu anëtarët kryesorë të familjes mbretërore britanike, përfshirë Princeshën Anne me bashkëshortin Timothy Lawrence dhe Dukën e Dukeshën e Edinburgut./shqiptarja