
Seanca e padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për veprën e shpifjes, u shty në gjykatë ditën e sotme (25 shkurt). Shkak kanë qenë pretendimet e palës mbrojtëse të ligjvënësit demokrat.
Këtë e bëri të ditur edhe vetë Rama me një postim në rrjetin social X. Çështja lidhet me akuzat publike që Bardhi bëri kohë më parë ndaj kryeministrit, se kishte fshirë emrin e të vëllait, Olsi Rama, nga dosja e ‘Xibrakës’, me ndihmën e prokurorëve që i kishte promovuar më pas.
Pala mbrojtëse e deputetit demokrat, tani pretendon se Bardhi i është referuar fakteve të bëra publike dhe thjesht i ka përsëritur ato:
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: “Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”. Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…