
Kroacia ka bllokuar në kufi një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare. Mësohet se këtë herë është bllokuar një sasi me krem fistiku.
Sistemi Evropian RASFF ka njoftuar se ngarkesa me ‘pastën e fistikëve’ apo gjalpë stikash nga Shqipëria është ndaluar në kufi për shkak të prezencës së lartë të Aflatoksinës.
Krem fistiku me aflatoksinë/ Kroacia bllokon një tjetër produkt
Të dhënat për bllokimin e produktit
Pas ditë më parë, më 1 tetor, Kroacia bllokoi një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria.
Sasia me 8216 kg speca djegës u mor nga Cërriku. Produkti ushqimor, nga kontrollet në doganë, ka rezultuar me përmbajtje të lartë pesticidesh.
Në specat djegës nga Shqipëria janë identifikuar 3 lloje pesticidesh mbi normë, Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad./CNA