Edon Zhegrova do të luajë për herë të parë në Seria A. Akordi mes Juventusit dhe Lil është arritur, ndërsa sulmuesi shqiptar mbërriti sot në aeroportin e Torinos.

Pamjet

Pas testeve mjekësore do të vijë edhe prezantimi. Zhegrova ishte po ashtu pranë transferimit te Marseja, por presidenti i Lil vendosi veton për ta ndaluar.

Juventusi ishte një pistë e përfolur gjatë gjithë merkatos. “Zonja” përforcohet kështu në sulm, ndërsa po ashtu pritet edhe një tjetër afrim.

Sot është dita e fundit e merkatos së verës. Për këtë klubet po bëjnë goditjet e fundit për pjesën e parë të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu