Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në Facebook një moment emocional, pas një telefonate që ka marrë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë. Rama ka treguar se biseda me mikun e tij të ngushtë ishte tejet prekëse dhe ka theksuar gjendjen e mirë shpirtërore të Thaçit, duke e cilësuar si “në formën e vet më të mirë”.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë ❤️”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Edhe pse nuk e shpreh telefonata është bërë për t’i uruar fitoren në këto zgjedhje.

Por ajo që vihet re është se teksa flet Rama është përpjekur të tregojë se është ndërprerë puna e tij për shkruajtjen e një fjalimi, që me gjasë është fjalimi i fitores.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu