
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, pas tensioneve të shënuara mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Në postimin e tij, Rama shkruan: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, duke shoqëruar mesazhin me një foto nga ambientet pranë një xhamie, ku duken re tymi.
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas akuzave të opozitës për përdorim gazi lotsjellës pranë selisë së Partisë Demokratike dhe në afërsi të një xhamie gjatë faljes së besimtarëve.
Deri më tani, Rama nuk ka dhënë detaje të tjera shtesë mbi deklaratën e tij, ndërsa situata politike mbetet e tensionuar pas protestës së 20 shkurtit






