Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një mesazh promovues për turizmin kulturor, duke ftuar qytetarët dhe vizitorët e huaj të eksplorojnë Parkun Arkeologjik të Antigonesë në Gjirokastër.

“Një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij muaji, ku mund të shikoni edhe Mozaikun e Kishës Paleokristiane”, shkruan Rama, duke theksuar se specialistët e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër janë kujdesur që ky element unik i trashëgimisë të bëhet i vizitueshëm për turistët.

Parku i Antigonesë është një nga pasuritë më të çmuara arkeologjike të Shqipërisë, i njohur për historinë dhe vlerat kulturore, ndërsa hapja e mozaikut pritet të rrisë më tej interesin për vizitat në jug të vendit gjatë sezonit turistik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu