
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në Durrës.
Në këtë mbledhje nuk kanë munguar kritikat e kryeministrit drejtuar kryebashkiakëve, lidhur me neglizhencat që ai ka hasur në disa bashki.
Këtë herë Rama iu drejtua kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu. Me ton kritik, por pa harruar batutat, Rama i tha se nënkryetarët e Lezhës duken shumë të lodhur dhe shumë të rraskapitur.
Për këtë arsye kryeministri kërkoi rifreskim të nënkryetarëve.
“Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah”, i tha Rama Pjerin Ndreut.
Edi Rama: Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.