Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një takim i nivelit të lartë me pjesëmarrjen e liderëve dhe përfaqësuesve të vendeve nga e gjithë bota.

Samiti është një iniciativë globale që synon të mbështesë vendet në zhvillim, duke promovuar politika dhe projekte të qëndrueshme në fusha kyçe si arsimi, energjia, uji i pijshëm dhe mbrojtja e mjedisit.

Pas nisjes së punimeve, kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Zayed”, të cilat iu akorduan projekteve dhe organizatave që kanë kontribuar në:

  • përmirësimin e arsimit dhe shkollimit,
  • sigurimin e ujit të pijshëm për komunitetet në nevojë,
  • adresimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ndau edhe foto nga samiti, ku shihet gjatë një takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, pritet që Kryeministri Rama të mbajë fjalën e tij në tryezën “Rinia në Qëndrueshmëri”, ku fokusi do të jetë roli i të rinjve në ndërtimin e politikave dhe projekteve të zhvillimit të qëndrueshëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu