Kryeministri Rama sot në takimin me kryebashkiakët foli për emergjencat civile dhe mënyrën sesi bashkitë e menaxhojnë situatën. Duke u ndalur te përmbytja e Vlorës që kryeministri tha se ka ndodhur edhe në vende të tjera, Rama tregoi disa të dhëna interesante për mënyrën sesi është kërkuar ndihmë nga bashkitë për situatën e zjarreve.

“Duke ardhur te zjarret ka pasur përgjithësisht një rezistencë pozitive, por ka pasur edhe shfaqje dobësish që duhet të shihen me sy kritik”, tha ai, duke mos kursyer kritikat për aktivizimin e forcave aktive nga bashkitë.

yacht hotel sarande

“Të gjithë prefekturat bëjnë një deklarim forcash. Prefektura e Korçës dhe e Shkodrës. Ajo e Korçës ka deklaruar se ka 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga forcat e armatosura pa arritur të aktivizojë gati 70% të forcave aktive.

Prefektura e Shkodrës që ka pasur disa emergjenca është prefektura me angazhimin më të lartë dhe ka përdorur më shumë se ato të deklaruara dhe mbështetjen nga forcat e armatosura e ka kërkuar në pak raste specifike. Dhe ajo që është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korçës ku janë kërkuar forcat e armatosura dhe aktivizimi i forcave të brendshme ka qenë i dobët, pavarësisht shpenzimit të madh të energjive dhe nevojës dhe përgjigjes rezultatet kanë qenë më të dobëta sesa në Shkodër.

Që do të thotë që kjo është e mundur në radhë të parë, nuk është një shkencë dhe nuk kërkon shkencëtare. Kërkon një trajnim të vazhdueshëm për këtë punë. Duhen bërë stërvitje për këtë punë. Nuk mund ta mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por ne duhet të luftojmë për çdo metër katror. Dhe çfarë nuk është e shpëtueshme nuk është, por çfarë është e shpëtueshme dhe nuk shpëton për shkak të dobësive të punës, është një dështim që nuk kemi si ta justifikojmë.

Dhe për këtë arsye i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes të ndërtohet një plan pune tani që jemi në fazë qetësie, të lutemi të mos kemi goditje si Vlora për të konverguar gjithë energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe emergjencave lokale. Dhe për të filluar me një kalendarizim të trajnimeve dhe për të krijuar një sistem komunikimi në kohën e inovacionit, efikas që të gjithë të dinë kush bën cfarë dhe jo ngri telefonin e thirr njërin e ngri telefonin e thirr tjetrin dhe për trajnimin për linjat e telefonit”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë./newsbomb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu