Tiranë – Pavarësisht vendimit të qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri, ngjarje të ngjashme me ato që u përdorën si argument për këtë masë vazhdojnë të ndodhin.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 25-vjeçare, të cilët shantazhonin një 33-vjeçar për t’i marrë 1000 euro, në këmbim të fshirjes së disa fotove dhe shkrimeve nga jeta e tij private, të publikuara në TikTok.

I arrestuari është shtetasi F. T., ndërsa e proceduara penalisht është shtetasja L. M. Sipas policisë, dy të rinjtë kishin bashkëpunuar për të kërcënuar viktimën, duke kërkuar paratë për të hequr përmbajtjen komprometuese nga rrjeti social.

Ky rast tregon se edhe pse TikTok është bllokuar nga autoritetet, problematikat e shantazhit dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale nuk janë ndalur. Rasti po hetohet më tej nga autoritetet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu