
Ashtu si tek njerëzit që kanë një dorë të preferuar, edhe macet duket se funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Studime të fundit tregojnë se shumë mace favorizojnë një putër të caktuar kur kërkojnë ushqim, kur zbresin nga një sipërfaqe, apo edhe kur luajnë.
Sipas shkencëtarëve, ka edhe një ndarje interesante mes gjinive: meshkujt rezultojnë më shpesh “mëngjarashë”, ndërsa femrat priren të përdorin më shumë putrën e djathtë.

Ky detaj i vogël, por mjaft intriguese, lidhet me mënyrën sesi funksionet ndahen mes hemisferës së majtë dhe të djathtë të trurit — një fenomen jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafshët.
Kjo sjellje e përditshme e maceve tregon se mënyra se si ato ndërveprojnë me ambientin, perceptojnë rrezikun, eksplorojnë dhe luajnë, ndikohet drejtpërdrejt nga funksionimi i trurit të tyre.







