Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur në SPAK.
Nuk dihen ende arsyet se përse Beci është thirrur në SPAK.
Ndërsa po futej në ambientet e SPAK, i pyetur nga gazetarët se për çfarë është thirrur, Beci tha:“Ja ta shikojmë”.
Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por tha se “nuk kam asnjë koment”.
I pyetur në lidhje me një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, Beci tha: “Po jo…”.
Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Kryebashkiaku i Shkodrës është ndër politikanët e shumtë që kanë kapërcyer pragun e SPAK këtë javë, me një fluks të pazakontë paraqitjesh në prokurorinë e posaçme.
Më herët ishte dhe ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri i cili tha se dha dëshmi për ngjarjet e 21 janarit në bulevard.
Po sot në dyert e SPAK u pa dhe deputeti i PD, Luan Baçi pas një kallëzimi për fshehje pasurie.