Dy ditë para përfundimit të afatit, 26 parti politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për t’u regjistruar për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Në listën e partive të regjistruara janë edhe tre partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.

Sipas afateve të caktuara nga KQZ, partitë politike kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa 7 marsi është afati për regjistrimin e koalicioneve.

Partitë e regjistruara në KQZ

Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
Mundësia (Mundësia)
Partia Kristian Demokrate (PKD)
Nisma Thurje (Nisma)
Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
Partia e Lirisë (PL)
Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
Lëvizja Bashkë (Bashkë)
Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
Partia Lëvizja Atdheu (LA)
/rtsh.al/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu