Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në ishullin Santorini në Greqi, pasi është zënë poshtë nga shembja e çatisë së shtëpisë ku po kryheshin punime.

Sipas mediave greke është arrestuar pronari i pronës dhe përgjegjësi i punës. Nëndrejtoria e Policisë Thira po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Mësohet se ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike sipas policisë. Gjithashtu, zona specifike ku po kryheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar, por pronari nuk kishte leje për punime ndërtimore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu