Tedi Blushi në një prononcim për mediat e u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shton se do të jepet përgjigje shembullore për këtë rast.

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore.”, tha ai.

yacht hotel sarande

Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, të një strukture kriminele që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish presidentin, ish-kryeministrin dhe ish kryetarin e parlamentit. Nuk e di ku ndodhet aktualisht, kjo është një fatkeqësi dhe gjendje skandaloze. Akt i rëndë kriminal që do marrë përgjigje shembullore”, tha Blushi.

Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se është një persekutim që po i bëhet Ilir Metë, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.

Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta!
Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz!- shkruan Berisha ne facebook

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu