
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e , ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në dritaren e një banese ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si . Ai është gjetur pa shenja jete nga një fqinj i pronarit të banesës.
Dyshohet se 47-vjeçari kishte hyrë në banesë për të kryer vjedhje, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për rrethana të tjera.
Grupi hetimor po vijon punën për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.






