
Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë të marrë me qira, ku një shtetase amerikane dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.
Sipas policisë, shtetasja amerikane S. S është vrarë me thikë. Autor i dyshuar i vrasjes është bashkëjetuesi i saj,Brandon Saporito 57 vjeç, gjithashtu shtetas amerikan. Ai u shoqërua në spital pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, B. S., 57 vjeç.
Sipas të dhënave nga banorët janë dëgjuar debate në mëngjes nga fqinjët. Viktima është nga Florida e SHBA, ndërsa çifti amerikan kishte rezervuar banesën përmes platformës “booking” dhe prej katër ditësh ndodheshin në Shkodër.