Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë, ku një konflikt mes nxënësve ka përfunduar me plagosje me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:00, pas një sherri për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar ka goditur me thikë një të mitur 15-vjeçar.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur procedurat për shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu