31-vjeçari Igli Gjoca ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime saldimi në ambientet e një lokali nate në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, ai ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga administratorin e lokalit, Ermal Fataj, 40 vjeç, banues në Ksamil. Ai akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “punësimi i paligjshëm”.

Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë punës. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në vendin e punës, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që raportohen aksidente në të njëjtin subjekt.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu