
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur ditën e sotme (4 gusht).
55-vjeçari ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë u gjet pa shenja jete në një rezervuar të ujërave të zeza në zonën Dafnes, Heraklion.
Mediat greke raportojnë se trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit,
Shkaqet e sakta të vdekjes po hetohen, ndërsa pritet një ekspertizë mjeko-ligjore që të hedhë dritë mbi rrethanat e tragjedisë.
Hetimet paraprake janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente./shqiptarja