
Një operacion shpëtimi i suksesshëm është zhvilluar në zonën malore të Currajve të Epërm, ku Forca Ajrore i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas një incidenti ku një shtetas nga Kosova u pickua nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë.
Ngjarja ndodhi të shtunën, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth një kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.
Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, ekipi i Forcës Ajrore shqiptare iu bashkua autoriteteve vendore, duke kryer transportimin ajror të të lënduarit drejt spitalit të Bajram Currit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, shtetasi kosovar ndodhet në gjendje të stabilizuar.
#ForcaAjrore #Shqipëri #Kosovë #Shpëtim #CurrajtëEpërm #Bashkëpunim







