Një austriak tentoi të transportonte trupin e një gruaje të vdekur nga Bosnja dhe Hercegovina në Kroaci.
Në fund të muajit nëntor, në pikën kufitare Gunja, në hyrje të Kroacisë nga Bosnja dhe Hercegovina, një shtetas austriak (65) ka dorëzuar në polici dokumentet e tij, si dhe dokumentet e gruas në ulësen e pasagjerit.
Policia dyshoi për pasagjeren (83), e cila ishte ulur pa lëvizur me sy mbyllur, transmeton Telegrafi.
“Policët dyshuan gjatë kontrollit kufitar, sepse ajo nuk ka qenë as komunikuese dhe as e vetëdijshme”, kanë sqaruar policia kroate në Vukovar.
Shoferi u tha se gruaja ishte duke fjetur, pas së cilës policia thirri mjeken, e cila pikërisht në pikën kufitare konfirmoi se gruaja kishte disa kohë që kishte vdekur.
“Nga hetimet e mëtejshme u konstatua se gruaja ka vdekur në territorin e Bosnje-Hercegovinës, por 65-vjeçari ka vendosur ta transferojë në Austri në këto rrethana për të shmangur formalitetet lidhur me transportin e eshtrave. Trupi i të ndjerës është marrë nga punonjësi i autorizuar i transportit funeral në Kroaci”, ka shtuar policia.
Ata kanë bërë kallëzim penal kundër shoferit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të prishjes së qetësisë, dhe pas përfundimit të hetimeve penale ia kanë dorëzuar mbikëqyrësit të kujdestarisë dhe kallëzimin penal ia kanë dorëzuar avokatit kompetent shtetëror.