Pas një ndërprerjeje prej 10 ditësh, News24 është rikthyer sërish në transmetim por jo nga studio televizive por një restorant.

Përballë spikeres është regjia, por dhe banaku.

Disa ditë pasi kompania KAYO e drejtuar nga Ardi Veliu, së bashku me përmbarimin dhe Policinë e Shtetit, të shtunën e 9 gushtit bllokuan dy godinat ku Focus Media Group ushtronte aktivitetin.

Gazetarët dhe punonjësit u nxorën jashtë ambienteve, ndërsa në orën 7:36, sinjali i News24 u ndërpre nga transmetimi.

Ky veprim solli reagime të shumta, teksa gazetarët mbajtën edhe një protestë para godinave, tashmë të ‘uzurpuara’ nga ushtria e KAYO, të cilat bënë edhe boshatisjen e godinës.

Po ashtu edhe pse Gjykata e Tiranës i ktheu godinën Focus Media Group, por gazetarët nuk u lejuan nga ushtria që të futeshin në zyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu