Historia e Aurora Ramazzotti dhe maces së saj Saba po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi ajo zbuloi se kafsha e saj ka “zgjedhur” të jetojë te fqinja pas 7 vitesh bashkë. Në një video në TikTok, Aurora rrëfen me ironi dhe emocione se macja e saj nuk donte më të qëndronte me të dhe kërkonte vazhdimisht të dilte nga shtëpia, derisa u zbulua se kishte gjetur “shtëpi të re” një kat më poshtë.

E bija e këngëtarit italian Eros Ramazzotti dhe moderatores Michelle Hunziker shpjegon se gjithçka nisi pas zhvendosjeve të shumta dhe ndryshimeve në jetën e saj, ndërsa macja tregoi gjithnjë një karakter të pavarur. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur pranë, Saba refuzonte të kthehej dhe shfaqte shenja stresi kur nuk e linin të dilte.

Në fund, Aurora mori vendimin më të vështirë: ta linte të lirë. Sot, macja kalon pjesën më të madhe të kohës te fqinja, ndërsa lidhja mes tyre vazhdon, pasi ajo kujdeset për të sa herë fqinjët mungojnë.

“Kam kuptuar se ndonjëherë dashuria nuk është ta mbash dikë pranë, por ta lësh të lirë”, shprehet ajo, duke dhënë një mesazh që ka prekur mijëra ndjekës online.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu