Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në KQZ.GOV.AL

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, kishte deklaruar se priste një pjesëmarrje të tillë nga bashkatdhetarët në një ndërhyrje live nga Ankona, në emisionin “Opinion” në TV Klan më 16 janar të këtij viti.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se sa është numri i emigrantëve që do të votonin, Balla iu përgjigj: “Në vlerësimin tim do të shkojë përtej 200 mijë numri i të regjistruarve.”

“Mirëmbrëma, sapo u kalua 200.000 zgjedhës bashkëatdhetarë nga jashtë të konfirmuar nga KQZ për zgjedhjet e 11 Majit. Mirënjohje të gjithëve dhe vazhdoni regjistrimet edhe në katër ditët e mbetura 🔗 www.kqz.gov.al,” deklaron Balla.

Në rolin e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Balla udhëton çdo javë mes shqiptarëve nëpër botë duke u shpjeguar si të votojnë e duke u kërkuar votën për Partinë Socialiste, si e vetmja ofertë politike serioze sot në Shqipëri, ku sipas tij opozita nuk ka çfarë të ofrojë, ndërsa partitë e reja janë të “skaduara.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu