E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një vizitë në Kryesinë e Kuvendit.

Raportohet se ajo ka mbajtur një takim me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, shkruan ‘Shqiptarja.com’.

Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit mes VanHorn dhe Spiropalit.

Kjo vizitë e diplomates amerikane vjen pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Takimi në Kryesinë e Kuvendit, pason atë të pak ditëve më parë në Kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu