
Nors Marlapz, nëna e 23-vjeçarit Mark Samson, ka pranuar para organeve hetimore se ajo ka ndihmuar djalin e saj në fshirjen e njollave t gjakut të Ilaria Sulës.
Gruaja nga Filipine, fillimisht ka heshtur, por më aps ka zbuluar rolin e saj në ngjarje, duke pranuar se fillimisht ka dëgjuar të bërtitura, dhe më pas ka ndidhmuar djalin e saj në fshirjen e njollave të gjakut.
“E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, pranon Nors Marlapz.
Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu formalizua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit.
Në urdhrin e arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon “ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë” në goditjen e befasishme dhe “brutale të një personi që kishte besim tek ai”.
Gruaja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu vrasjen, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja.
Në ditët në vijim, ekipi mbrojtës i 23-vjeçarit mund të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për Samson.
“Nëna ishte në shtëpi, ndryshe nga babai i tij, i cili në atë orë nuk ndodhej aty, dhe tani po sqaron pozicionin e saj. Ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë”, konfirmon avokati Fabrizio Gallo, mbrojtësi i Mark Samson./vizionplus