Një grua e moshuar ka rrezikuar sot (28 Janar) mbytjen në det, në rrethana dhe shkaqe që ende po hetohen nga policia vendore.
Ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal në orët e paradites. Sipas mjekëve, gruaja rreth të 80-ve ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion. Por heronjtë që e shpëtuan mësohet se janë një çift turistësh nga Ukraina, të cilët thanë se dëgjuan thirrje për ndihmë dhe të bërtitura, duke u zhytur menjëherë në ujë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares, në afërsi të portit të Vlorës.
“Ajo është nxjerrë nga uji, nga dy turistë, dhe më pas është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetases dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha policia vendore./shqiptarja