Një burrë 69-vjeçar është arrestuar në Florida pasi lidhi qenin e tij pas një makine “pick-up” dhe e tërhoqi për disa metra në asfalt, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ndodhi në qarkun Lee, ku një shofer që pa skenën e ndoqi automjetin dhe i ra vazhdimisht borisë për ta detyruar të ndalonte. Ai gjithashtu filmoi incidentin dhe ia dorëzoi pamjet autoriteteve.

Falë videos, policia ndërhyri brenda pak orësh dhe arrestoi autorin e dyshuar. Qeni, një femër e racës Australian cattle dog me emrin Rootie, u gjet i plagosur rëndë, por ende gjallë. Ai u dërgua menjëherë te veterinerët për trajtim urgjent.

Sherifi i qarkut Lee, Carmine Marceno, deklaroi se në këtë zonë nuk do të tolerohet asnjë formë dhune ndaj kafshëve.

“Kur them tolerancë zero, e kam fjalën për tolerancë zero. Ky person tërhoqi një kafshë të pambrojtur në asfalt dhe tani është ai që ndodhet pas hekurave”, tha Marceno.

Sipas autoriteteve, 69-vjeçari akuzohet për keqtrajtim të rëndë të kafshëve, një vepër penale serioze. Sherifi shtoi se krime të tilla tregojnë rrezikshmëri sociale dhe i bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast abuzimi ndaj kafshëve.

Qeni i plagosur është nën kujdesin e veterinerëve dhe, sipas autoriteteve, pavarësisht traumës së rëndë, ka mbijetuar dhe po lufton për t’u rikuperuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu