
Besnik Hasi ka parë në natën e të enjtes se si skuadra e tij, Anderlehti, u eliminua nga Liga e Europës në një ndeshje dramatike përballë Haken të Etrit Berishës. Pikërisht portieri i Kombëtares shqiptare ishte ai i cili u bë pengesë në ndeshjen e mbyllur me penallti, pasi priti një të tillë dhe shënoi atë vendimtare për të kaluar skuadrën suedeze në turin tjetër.
Pas ndeshjes, autokritika e Hasit ishte e qartë, teksa vlerësoi se ekipi i tij nuk kishte qenë në nivelin e pritshëm.
“Ishim të tmerrshëm. Asnjë intensitet. Asnjëherë nuk hymë në lojë tonë, sidomos në pjesën e parë. Mund të shkonte 3-0 që në 30 minuta e parë”, tha Hasi i cili bëri dy zëvendësime që në pjesën e parë të ndeshjes. “Ishin lojtarë që po vuanin, por është shumë e thjeshtë t’i shohësh gjërat ashtu. Nuk kishte lojë mbrojtëse. Janë gjëra që duhet të përmirësojmë”, ishte analiza e trajnerit shqiptar pas sfidës.
“Ne po bëjmë një punë të keqe. të gjithë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe mësojmë nga gabimet tona. Nuk mund të varemi tërësisht vetëm te talenti individual. Ne kemi një ekip të mirë, frymë të re me lojtarë të rinj. Ky është një hap mbrapa. Duhet të mësojmë më shumë dhe të tregohemi profesionistë”., tha Hasi pas ndeshjes që dekretoi zbritjen e skuadrës së tij në Ligën e Konferencës.