Roksana Janullatos, ka folur në nder të xhaxhait të saj në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku po mbahet mesha e lamtumirës për Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Roksana Janullatos është shprehur se ai e deshi shumë popullin me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë.
“Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim , drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim dhe shpresë”, tha ajo, ndërsa falenderoj shqiptarët për dashurinë që i kanë dhënë xhaxhait të saj gjatë këtyre viteve.
“Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij, që pati dashuri për perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve. Krishti u ngjall vëllezërit e mi”, tha ajo.
Roksana Janullatos, mbesa e Kryepeshkopit Anastas: Lejomëni t’ju drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi, në emër të faljes sonë, do doja t’ju falënderoja për dashurinë që i keni dhënë xhaxhait tonë këtyre viteve. Për ne ai është xhaxhai ynë, që gjithmonë na ka mbështetu nga afër përmes fjalës së tij dhe nga larg, përmes lutjes së tij.
Ju e dini se sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Vëllezërit e mi, ne të krishterët ortodoks e dimë që perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në perëndi, dhe perëndia është me të.
Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim , drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim dhe shpresë. Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij, që pati dashuri për perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve. Krishti u ngjall vëllezërit e mi.