Një mësues 55-vjeçar është ndaluar në aeroportin e Rinasit ku po dilte nga Shqipëria, i akuzuar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të shkollës ku jepte mësim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare ” Ali Hana ” Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga dy familjarët e dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd: Ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar jashtë Shqipërisë me avion.

Sipas burimeve, komuniteti, për sjelljen e padenjë të mësuesit 55 vjeçar kishte kërkuar më herët largimin e tij nga puna ndërsa kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.

Autoritetet policore kanë mbledhur gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.

Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu