Agjentë të BKH dhe forca të shumta policie, prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte, janë duke kryer kontrolle në banesa dhe biznese në qytetin e Elbasanit. Burime për Syri Televizion, konfirmojnë se agjentët e BKH po kryejnë kontrolle në banesën e eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste në qytet. Një grup agjentësh, prej orës 9 të mëngjesit, është në banesën e Luan Tabakut, që prej tre vjetësh mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellësit Rajonal të Elbasanit. Luan Tabaku është një emër i njohur jo vetëm për funksionet publike, por i përfshirë edhe në ngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Luan Tabaku dyshohet se së bashku me anëtarë të tjerë të grupit të Suel Çelës, ishin perzent në ngjarjen ku humbi jetën ish-eksponenti i PS, Pjerin Xhuvani. Ndërkohë, burime jo zyrtare nga policia e Elbasanit konfirmuan se kanë mbështetur BKH për disa kontrolle në një biznes në këtë qytet. Burimi tregohet i rezervuar për emrin e subjektit ku janë ushtruar kontrolle, si dhe janë sekuestruar dokumentacione dhe pajisje elektronike./syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu