Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, pranë një karburanti në Manëz, ku dy të rinj, Arianit (Aranit) Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, humbën jetën pas një sherri absurd që nisi për një kafe.

Njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kishin hyrë në një lokal aty pranë dhe kërkuan të pinin kafe.
Kamerieri u tha se “ekspresi është i fikur”, por një person tjetër që ndodhej në lokal ndërhyri në debat, çka solli përplasjen fatale.

Hetimet tregojnë se Arianit Kurti është vrarë nga Flori Paluçi, ndërsa Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga 21-vjeçari Daniel Pepa, i cili ndodhet në kërkim nga policia.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe vijon kërkimet për autorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu