Dy persona janë vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm jashtë një dyqani në Glyfada.
Sipas medieve greke, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur dhe një person i tretë ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.
Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
Autorët ishin dy burra të veshur me rroba të zeza./vizionplus