Ethet e Nilit, të cilat kohët e fundit janë rikthyer në Shqipëri, sipas burimeve jo zyrtare kanë infektuar të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit.
Si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.