
Dy persona të tjerë kanë përfunduar në prangat e policisë për fotografimin e votës. Policia bëri me dije se u vu në pranga një 43-vjeçar, banues në Spathar të Librazhdit.
“M. F., në qendrën e votimit nr. 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast”, njoftoi policia.
Në ranga ra edhe një 30-vjeçar në Këlcyrë.
“Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, njoftoi policia.
Kujtojmë se në pranga kanë rënë më herët gjatë ditës edhe 5 persona të tjerë, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.
Për të dhëna më konkrete për secilin qark informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare./tvklan