
Tiranë – Dy incidente të rënda janë shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, brenda një intervali prej rreth 15 minutash.
Rreth orës 19:55, shtetasi me iniciale A. M., rreth 27 vjeç, është dërguar për mjekim në spital, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, në zonën e Rrugës Ura. Si pasojë e plagëve të marra, 27-vjeçari ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, rreth orës 20:10, një tjetër 27-vjeçar, me iniciale H. I., është transportuar në spital pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në zonën e Kombinatit. Ai ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, grupet hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja rasteve, ndërsa për ngjarjen në Kombinat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Para pak orësh gjatë pasdites u vra një tjetër i ri dhe u plagos një tjetër në dy zhvillime të ndryshme po në kryeqytet.






